Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur shqetësim për numrin e madh të produkteve të Serbisë në panairin e sotëm. Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në një konferencë për media ka thënë se është shqetësues favorizimi i produkteve serbe në këtë panair. 70 janë produkte serbe dhe vetëm 1 nga Shqipëria. Të gjitha qeveritë e deritanshime kanë qenë të përcaktuara për një favorizim të skajshëm të produkteve të Serbisë. Kjo i bie që edhe Qeveria është bashëpjesmarrese në këtë shkatërrim të shtetit”, ka theksuar ai. Deputetja Fatmire Kollqaku ka deklaruar se ndonëse është një numër i madh i shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës si dhe rreth 20 mijë gra të dhunuara në luftë për të cilat nuk është kërkuar përgjegjësi, Kosova megjithatë po favorizon shtetin e Serbisë. “Ne pa kurrfarë reciprociteti po i favorizojmë bizneset e Serbisë derisa sot kemi edhe një reagim të Ambasadorit të Shqipërisë se Oda Ekonomike nuk i ka lajmëruar me kohë për këtë panair”, ka theksuar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …