Lëvizja Vetëvendosje konstaton se Unioni Ndërkombëtar i Komunikimeve (ITU) ndau për përdorim kodin +383 “rajonit gjeografik të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, siç thuhet në letrën që Sekretari Gjeneral të këtij Unioni i dërgoi ministrit serb të sektorit, si përgjigje në letrën e tij të datës 2 dhjetor dërguar ITU-së. Ai zotohet se këtij rajoni gjeografik, pra sikur thuhet tekstualisht “Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë”, do t’i referohet si “Kosovo” dhe në secilin rast kur në anekset teknike përdoret ky emërtim, ai do të jetë i përcjellë me fusnotën e njohur.
Çmimi per Kosovën: Sovraniteti, sepse “Telekom Srbija” do të zgjerohet në Kosovë; Thirrjet nga Kosova në Serbi do të trajtohen si thirrje të brendshme pa pasur nevojë për përdorimin e prefiksit +383.
Këtij telekomi i falet një pjesë e infrastrukturës së telefonisë, duke vepruar kështu në përputhje me pretendimet e Serbisë se prona publike e shoqërore në Kosovë është e saj. Ky është precedent i rrezikshëm në raport me energjetikën, Trepçën, Brezovicën, fondin e privatizimit, etj.
Komanisë së telekomit të Serbisë i falen 1 miliard e 202 milionë borxhe të akumuluara gjatë viteve të pasluftës së ndërhyrjes ilegale brenda sistemit të telekomunikimit dhe mospagesës së detyrimeve karshi PTK-së e Buxhetit të Republikës së Kosovës.
Kompania amnestohet nga krimet e bëra në Kosovë në periudhën 1990-1999.
Ky është bilanc jashtëzakonisht negativ. Prandaj nuk duhet pranuar.
Ende nuk ka përfunduar.
ARKEP në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk bën të nënshtrohet politikisht e ta jap liçencën për “Telekom Srbija”. Këta janë Autoritet i pavarur dhe kanë përgjegjësi ta ndalin këtë pushtim të Serbisë në fushën e telekomunikacionit. PTK në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk bën t’ia jap pronën e telekomunikimit Kompanisë publike të Serbisë. PTK është ndërmarrje në pronësi të publikut në Kosovë dhe duhet t’i jap llogari qytetarëve e jo pushtetarëve.