RTK-ja, përmes shërbyesit të saj, Xhymret Veliu, ka thënë se intervista me kryetarin Visar Ymeri do të bëhet kur RTK e vlerëson. Nuk ka afat. Nuk ka plan. Nuk ka vullnet. Ka refuzim. Nëse deri sot, Veliu ka thënë se po e shqyrtonte realizimin e kësaj interviste, ai në një komunikimin me aktivisten e zyrës së mediave së Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka përdorur futbollin si pretekst për mosrealizimin e intervistës. Thuajse është normale që një medium ta pezullojë të gjithë transmetimin, sidomos pjesën politike, për hir të të sektoreve të tjera – sportit. Kjo bisedë është realizuar pasi aktivistja Tinka Kurti e ka thirrur autorin e emisionit “Monitor”, Ngadhnjim Kastratin që t’i propozojë intervistimin e z. Ymeri në atë emision. Pas kësaj, Veliu e ka thirrur znj. Kurti për ta dhënë përgjigjen se nuk po e konsideron njëherë ta bëjë këtë intervistë. Në këtë komunikim skandaloz, Veliu e përmend edhe Korenë e Veriut.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …