leoni

Vetëvendosje ankohet në Supreme për votat e diasporës

Vetëvendosje ankohet në Supreme për votat e diasporës

Sot në Gjykatën Supreme, Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesën me qëllim lejimin e numërimit të  gjitha pakove me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë si dhe hedhjen poshtë të vendimit të PAZP-së. “Presim që në afat sa më të shpejtë Gjykata Supreme të marrë vendim duke ia mundësuar realizimin e të drejtës për të zgjedhur dhe numërimin e fletëvotimeve të qytetarëve tanë me banim jashtë Kosovës. Rikujtojmë edhe njëherë se pakot me fletëvotime janë dërguar brenda afateve kohore nga bashkatdhetarët dhe si të tilla ato duhet të numërohen dhe të bëhen pjesë e rezultatit final të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e LëvizjesVetvendosje.

 

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …