leoni

Vetëvendosje dhe LDK, dështuan të arrijnë marrëveshje në javën që e lëmë pas por nuk dihet se kur do të takohen sërish

LV dhe LDK, dështuan të arrijnë marrëveshje dhe nuk dihet se kur do të takohen sërish

Ndonëse janë bërë më shumë se tre muaj prej kur janë mbajtur zgjedhjet nacionale të jashtëzakonshme. E dy partitë që po synojnë formimin e institucioneve, ende nuk janë dakorduar për një marrëveshje. Në tri takimet që u mbajtën javën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, dështuan të arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje. Krerët e këtyre dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk kanë caktuar ende asnjë takim. Të paktën kështu ka thënë për KosovaPress, zyrtari për media në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka. Gjatë këtyre ditëve është raportuar që LDK po kërkon të kthehet te oferta fillestare, duke kërkuar pesë ministri, kryekuvendarin dhe zotimin për kryetar t% vendit. Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur gatishmëri t’i japë LDK-së një ministri më shumë por jo edhe pozitën e kreut të Kuvendit të Kosovës. Pozitë kjo të cilën po e mban Glauk Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …