leoni

Vetëvendosje do të ngritë kallëzim penal ndaj Shpend Ahmeti, për shkak të kritereve që ka vendosur për kiosqet

Vetëvendosje do të ngritë kallëzim penal ndaj Shpend Ahmeti, për shkak të kritereve që ka vendosur për kiosqet

Lëvizja Vetëvendosje do të ngritë kallëzim penal ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për shkak të kritereve që ka vendosur për kiosqet në kryeqytet. Këtë e ka bërë të ditur asamblisti i kësaj partie në Prishtinë, Egzon Azemi, në mbledhjen Kuvendit Komunal. Ai tha se interesi i korporatave nuk do të duhej të jetë politikë e komunës, por do të duhej të ishte interesi i qytetarëve. Kriteri i përcaktuar që aplikuesi të ketë së paku 5 markete dhe qarkullim vjetor 5 milionë euro, sipas Azemit vërteton qartë se kujt i dedikohen këto favore. Teksa e quajti vendim joligjor vendimin për vendosjen e kritereve për kiosqet. Sipas tij, do të ishte e rrugës që pikërisht ndërmarrjeve me qarkullim prej 5 milionë euro, të mos iu lejohet aplikimi për kiosqet. E pezullimin e këtij procesi e ka kërkuar edhe grupi i asamblistëve të LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …