Haxhiu

Vetëvendosje dorëzoi kallëzim Penal për vendimin e padrejtë dhe të paligjshëm të Qeverisë për rritje të pagave

Sot, Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi në Prokurorinë Themelore Kallëzimin Penal për vendimin e padrejtë, të paligjshëm të Qeverisë së Kosovës për rritje të pagave të kabinetit qeveritar dhe vetë Kryeministrit deri në 100%. Ky vendim brutal tregon më së miri katandisjen e Qeverisë Haradinaj që teksa bënë çdo ditë skandale njëkohësisht rrjep edhe buxhetin e varfër të vendit për të shtuar luksin qeveritar karshi qytetarëve që varfërohen gjithnjë e më shumë. Anëtarja e Kryesisë dhe deputetja Albulena Haxhiu duke folur për këtë vendim të paligshëm për rritje të pagave përmendi edhe kundërshtimin e vazhdueshëm të këtij vendimi nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, që e ka dorëzuar atë nëpër shumë institucione përkatëse të Republikës së Kosovës.

“Që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur është marrë ky vendim skandaloz ne e kemi kundërshtuar dhe e kemi cilësuar si të paligjshëm sepse konsiderojmë si të jashtligjshme që Qeveria me anë të një vendimi të tillë t’ia rritë pagën vetës. Mirëpo, këtë vendim e kemi dërguar në disa institucione të Republikës së Kosovës si Gjykata Kushtetuese, që nxori vendim të padrejtë, por edhe në Agjensionin Kundër Korrupsion, që ka vlerësuar se rritja e pagave përbënë konflikt interesi”, tha Albulena Haxhiu.

Ajo poashtu theksoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës, përveç Kodit Penal, shkel edhe një numër të madh ligjesh si: ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, ligjin për menaxhimin e financave publike dhe ligjin për buxhetin e vitit 2018. Për Lëvizjen VETËVENDOSJE! ky vendim mbetët i papranueshëm edhe për faktin se, përpos që shkel ligjin, Qeveria e Kosovës ende nuk bërë asnjë hap në drejtim të zhvillimit të vendit ndërkohë që gjendja sociale është jashtëzakonisht e rëndë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …