Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale kallëzim penal lidhur, siç thotë kjo parti, me abuzimin me furnizim me oksigjen medicinal për spitalet e Kosovës. Furnizimi me oksigjen ka qenë problem që nga fillimi i pandemisë. Deputeti i kësaj partie, Fitim Uka, ka thënë se kallëzimin penal e kanë dorëzuar shkaku që nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet, as nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi. Uka ka thënë se ata kanë rrezikuar shëndetin e qytetarëve, pasi njëherë kanë deklaruar se ka mjaftueshëm oksigjen ndërsa më vonë qytetarët janë detyruar të blejnë atë. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në kallëzimin penal kanë përfshirë edhe çmimet e larta dhe terapinë për trajtimin e COVID-19 që qytetarëve u ka kushtuar mijëra euro.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …