Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj që të raportoj për situatën me COVID-19 në Kosovë. “Gjendja pandemike në vend është përkeqësuar në mënyrë drastike. Pavarësisht përpjekjes vetëmohuese dhe përkushtimit të punonjësve shëndetësorë, numri i madh i të infektuarve, spitalet e mbingarkuara dhe paaftësia e kësaj Qeverie po e bëjnë përballjen me COVID-19 trefishë më të rëndë për qytetarët e Kosovës. Gjatë javës së fundit janë regjistuar rreth 2500 raste të reja, kurse betejën me këtë virus e kanë humbur mbi 30 qytetarë. Këto shifra janë alarmante”, thuhet në njoftimin e VV-së. Ndërkaq, theksohet se kjo është indikativë se Kosova po shkon drejt themelimit të krizës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …