Vetëvendosje e gatshme për të protestuar kundër vendimeve të dëmshme për vendin nga dialogun me Serbinë

Vetëvendosje e gatshme për të protestuar kundër vendimeve të dëmshme që mund të merren nga dialogu me Serbinë

Lëvizja Vetëvendosje tash e një kohë po shpreh gatishmërinë për të organizuar protesta kundër vendimeve të dëmshme që mund të arrihen në dialogun me Serbinë dhe kundër kryetarit Thaçi si kryenegociator. Zyrtarë të këtij subjekti politik kanë thënë për “Zëri” që do t’i provojnë të gjitha mundësitë institucionale për largimin e presidentit Hashim Thaçi, por në të njëjtën kohë janë edhe duke punuar për mobilizim të përgjithshëm të qytetarëve, të subjekteve politike dhe të shoqërisë civile për protesta. Ndërkaq, të pavendosur për këtë iniciativë janë shprehur pjesa tjetër e opozitës, të cilët thonë që për këtë çështje duhet të shteren të gjitha mundësitë institucionale dhe se opsioni i fundit duhet të jenë protestat.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …