leoni

Vetëvendosje në Shqipëri bënë projektrezolutë për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje i mbështet protestat që do të mbahen sot në Ballsh dhe në Zall-Gjoçaj të Shqipërisë

Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur dy protesta që do të zhvillohen sot në Shqipëri, njëra në Ballsh e tjetra në Zall-Gjoçaj e që të dyja fillojnë në orën 10:00. Përmes një njoftimi për media, Vetëvendosje thotë se protestat organizohen sepse në thelb ka ndodhur vjedhja e pasurive natyrore të Shqipërisë. Në Ballsh protesta vjen pas një greve urie që nisi fillimisht para 10 ditëve në Poçem, nga 17 punëtorë të stacionit të elektropompimit, dhe më tej, para 6 ditëve, në grevë u futën edhe 10 punëtorë të rafinerisë së përpunimit të naftës në Ballsh. Aty punojnë rreth 900 punëtorë dhe se rrogat nuk i kanë marrë prej disa muajsh. Disa prej grevistëve janë shtruar tashmë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Prej disa javësh banorët po protestojnë në këto zona, ndërsa Vetëvendosje thotë se do t’i mbështesë ato.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …