Lëvizja Vetëvendosje, qendra Gjermani proteston sot në prag të Samitit të Ballkanit

Vetëvendosje ka dyshime për hetime të drejta dhe transparente lidhur me vdekjen e Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur dyshime për hetime të drejta dhe transparente në rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. Këto dyshime sipas sekretarit organizativ Dardan Molliqaj nisin që nga dita e parë kur drejtori i Policisë në Prizren Nexhnmi Krasniqi doli e tha se Astrit Dehari ka vdekur si pasojë e përdorimit të medikamenteve. Për Vetëvendosjen është e pamundur që kjo strukturë e hetimeve të marrë pjesë në zbardhjen e rastit. “Kjo është arsye thelbësore pse familja dhe Vetëvendosja  nuk besojnë që duhet të bëhet përmes mjekoligjorëve pa pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve. Jemi të brengosur me administrimin e provave pa prezencën e mjekësisë së  pavarur”, tha Molliqaj në një konferencë për media.

Në këtë konferencë janë lëshuar edhe përgjimet e rastit të Adem Grabovcit ku në njërën nga to përmendet edhe emërimi i Sylë Hoxhës që aktualisht është kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren. Nuk mund t’i besojnë këtij njeriu që është emëruar nga politika. Molliqaj ka folur edhe për vizitën e tij që ia ka bërë të ndjerit Dehari derisa sa ishte në paraburgim. Më 27 tetor e ka vizituar Deharin dhe kjo nuk është e fshehtë. Molliqaj tha se vizita e tij nuk ka qenë e fshehtë dhe se vizita është realizuar me lejen e gjyqtarit, Vehbi Kashtanjeva. Ky i fundit dje për media ka mohuar se ka pasur kërkesë nga Molliqaj dhe Sami Kurteshi për ta vizituar Deharin në burg. Astrit Dehari ka vdekur të shtunën që shkoi më 5 nëntor 2016 në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …