leoni

Vetëvendosje

Vetëvendosje ka provuar të paraqesë si sukses të qeverisjes së mirë rritjen rekorde të të hyrave doganore, por ë dhënat flasin ndryshe

Vetëvendosje ka provuar paraqesë si sukses të qeverisjes së mirë rritjen rekorde të të hyrave doganore. Ekspertë të fushës e gazetar kanë reaguar dhe kanë thënë se një rritje e tillë e të hyrave doganore s’ka të bëjë asgjë me qeverisjen e mirë, por është tregues se Kosova vazhdon të jetë vend i varur nga importi.

Përveç kësaj ka pasur reagime dhe për grafikonin që partia në pushtet ka përdorur për të paraqitur diferencën e të hyrave doganore 2023 me vitin 2022, e që është më pak se 100 milionë. Shenoll Muharremi ka realizuar një grafikë për të dhënat e njëjta, që jep tjetër përshtypje nga grafikoni i pushtetit. “Jemi lodhur me propagandë. Vetëm shiqojeni grafikonin e manipuluar të pushtetit. Dmth ka rritje të të hyrave për 71 milion nga viti 2022 por pushteti e paraqet me grafikon rritjen si me qenë 70%. E mora mundin me e paraqitë grafikonin real si duket me shifra të njëjta sa me pa dallimin edhe nga Hëna nëse dëshironi. S ka nevojë me manipuluar, vetëm bëjeni punën ashtu si duhet”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …