Vetëvendosje kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të arrestuar në protesta

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të arrestuar në protesta. Të martën dhe të mërkurën, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetëra qytetarë të cilët po e shprehnin vullnetin e tyre kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe kundër marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Në mesin e të arrestuarve janë:

 

Arianit Manxhuka,

Artan Abrashi

 Asdren Lekaj

 Ilir Pantina

Shkëlqim Morina

Shpyrton Mehmeti

Valon Bekteshi

 Zgjim Hyseni.

 

Policia e Kosovës ende nuk po i publikon emrat e të arrestuarve të tjerë, edhe pse vetë e kanë konfirmuar se janë 24 të tillë. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe qytetarëve, për shkak se përndjekjet dhe arrestimet e tilla do ta përshkallëzojnë edhe më tutje situatën, thuhet në komunikaten e VV-së .

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …