Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar qasje në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës për licencimin e laboratorëve privat për testime. Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje përmes komisionit për Shëndetësi ka kërkuar qasje në dokumentet publike në institucionin e ARBK-së, për të qenë të informuar në lidhje me procesin e licencimit të operatorëve privat për testim të qytetarëve për COVID-19. “Bartja e testimit për COVID-19 nga autoritetet shtetërore në institucionet private përveç që ngarkon financiarisht qytetarët edhe ashtu në kushte të vështira duket qartazi si mundësi përfitimi në fatkeqësi kolektive. Kjo është dëshmia e radhës e dështimit të kësaj Qeverie për të menaxhuar me situatën pandemike”, thuhet ndër të tjerash njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …