Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me deklaratat e Kadri Veselit se “nëse vërtetohet se është i përfshirë në krimin për fajde do të japë dorëheqje, me qëllim për t’i hapur rrugë hetimeve. “Në videon që doli në media, në emër të Kadri Veselit kërkohet para e paligjshme, si haraç apo fajde, nga anëtarë organizatash kriminale. E reagimi i kryetarit të Kuvendit ishte se pasi të vërtetohet se është pjesë e këtij rasti kriminal do të japë dorëheqje. Gjithë Kosova e gjithë bota e di se po të vërtetohet që Veseli është pjesë e rastit kriminal, duhet të arrestohet. Dorëheqja është akt moral, që bëhet për t’i hapur rrugë hetimeve. Pra, kur emrin ta përmendin si kërcënim për fajde, duhet të jetë dorëheqja para hetimeve, e jo hetimet para dorëheqjes. Vetëvendosje shton se vet Kadri Veseli ka luajtur rolin e naivit dhe ka shtruar pyetjen se pse drejtësia e paska pasur për gjashtë vite këtë video dhe nuk e ka hetuar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …