Kryetari i vendit Hashim Thaçi ka ftuar përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare në një takim për ta caktuar datën e seancës konstituive. “Ju njoftojmë se në orën 10:00, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mban takim konsultativ me përfaqësuesit e partive parlamentare për caktimin e datës për mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 11 qershor 2017”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Por Lëvizja Vetëvendosje para disa ditësh ka bërë të ditur se nuk do të marr pjesë në ftesën që iu ka bërë Thaçi, ndërsa njëjtë kanë deklaruar edhe zyrtarë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa. Refuzimin ndaj ftesës së Thaçit e ka njoftuar edhe Lista Serbe nëpërmjet kryetarit, Goran Rakiq. Deri më tani vetëm zyrtarë të koalicionit PDK-AAK dhe Nisma kanë konfirmuar se do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kryetarit. Ndryshe, rezultatet e zgjedhjeve janë certifikuar më 8 korrik dhe brenda 30 ditësh kryetari duhet ta caktojë datën e mbajtjes së seancës konstituive ku zgjidhet kryetari dhe betohen deputetët e rinj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …