Lëvizja Vetëvendosje ka rizgjedhur sërish kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin

Vetëvendosje në ditën e dytë të fushatës, ka prezantuar kandidatët për asamble komunale të Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje! në ditën e dytë të fushatës, ka mbajtur një tubim në Prishtinë, ku ka prezantuar kandidatët për asamble komunale në këtë komunë. Në këtë tubim kanë marrë pjesë kryetari Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti e Albulena Haxhiu, dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Duke folur në këtë tubim, Albin Kurti e ka quajtur “yll polar” kryetarin e deritanishëm të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Kurti u shpreh i bindur se Ahmeti do të fitojë sërish, por ka kërkuar që atij “t’i jepen krahët”, duke e pasur edhe shumicën në Kuvendin Komunal. “Jepi krahë Prishtinës” është motoja me të cilën Lëvizja Vetëvendosje! ka zgjedhur të prezantoj Prishtinën në fushatën për zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …