Vetëvendosje përballë kritikave për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Tetë vjet më parë, në prill të vitit 2015, Lëvizja Vetëvendosje – atëherë në opozitë – ishte ndër zërat më të fuqishëm kundër çmimeve të larta të energjisë elektrike në Kosovë. Me retorikë të ashpër dhe thirrje për protesta, kjo parti e cilësonte situatën si një padrejtësi të rëndë ndaj qytetarëve, duke deklaruar se “qytetarët më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë”.  Lëvizja Vetëvendosje, tashmë në pushtet me kryeministrin Albin Kurti, përballet me kritika për një qëndrim të ndryshuar. Qeveria aktuale po mbështet një rritje të propozuar prej 15% të çmimit të energjisë elektrike, duke e justifikuar këtë me nevojën për të mbuluar kostot e importit dhe stabilitetin e sistemit energjetik. Vendimi për këtë propozim pritet të merret sot nga Bordi i ZRRE-së. Në rend dite janë shqyrtimi i të hyrave të lejuara për operatorët energjetikë dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …