Vetëvendosje denoncon përpjekjet e klerikëve serb për përvetësimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në Mal të Zi

LV: Me përfaqësuesit e BE-së u diskutua për gjendjen aktuale politikike dhe socio-ekonomike në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate ka treguar për takimin që ka pasur me delegacionin franko-gjerman të Bashkimit Evropian. Vetëvendosje njofton se në takim rëndësi të veçantë iu kushtua Gjykatës Speciale dhe çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. “U përcollën qëndrimet e mirënjohura të Lëvizjes, mbi padrejtësinë e Gjykatës, mashtrimet e Presidentit Thaçi dhe gabimet e demarkacionit me Malin e Zi. Të dy palët, shprehën interesimin për kontakte të vazhdueshme e takime të tjera në të ardhmen”, thuhet në komunikatë. “Në takim u diskutua për gjendjen aktuale politiko-institucionale dhe socio-ekonomike në Kosovë, për integrimet euro-atlantike, e për raportet midis vendeve të rajonit në Ballkanin perëndimor. Përfaqësuesit e VETËVENDOSJE!-s theksuan që punësimi dhe drejtësia, përkatësisht zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit, për të gjithë e në gjithë territorin, janë vendimtare për shtetndërtimin e domosdoshëm dhe progresin aq të nevojshëm në Kosovë”, njofton VV-ja.

Të mërkurën pasdite, në selinë e Vetëvendosjes, deputeti i Kuvendit dhe kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti, i shoqëruar nga nënkryetarja e kësaj partie, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, deputetja e Kuvendit, Fitore Pacolli, dhe drejtuesi i Komitetit profesional për politikat ekonomike dhe financiare, Besnik Bislimi, pritën në takim delegacionin franko-gjerman nga Bashkimi Evropian, të dërguarin e posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach dhe shefin e Departamentit për Ballkan dhe Evropë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Thomas Bertin, të shoqëruar nga ambasadori i Francës, Didier Chabert, dhe zëvendës-ambasadori i Gjermanisë, Jan-Axel Voss.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …