Vetëvendosje po vazhdon mobilizimin me qytetarë nëpër qytete të ndryshme të Kosovës për të protestuar

Vetëvendosje po vazhdon mobilizimin me qytetarë nëpër qytete të ndryshme të Kosovës për të protestuar

Subjekti opozitar Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon mobilizim me qytetarë nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Në këto takime me qytetarë, po diskutohet në lidhje me situatën politike në vend si dhe hapat e mëtutjeshëm të Lëvizjes karshi, siç thonë ata, temës së rrezikshme e cila synon cungimin e territorit dhe ndarjen e Kosovës. “Pazareve me Serbinë që po tenton t’i bëjë presidenti Thaçi ne po i përgjigjemi me mobilizim qytetarë gjithandej nëpër Kosovë. Aventurës së tij kokë në vete ne do t’i përgjigjemi me vullnetin e popullit. Qytetarët e Republikës së Kosovës janë më të gatshëm se kurrë t’i japin fund të keqes”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …