Lëvizja Vetëvendosje është duke vazhduar mobilizimin për protestën kundër idesë së kretarit Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë. Partia e Albin Kurtit po i vazhdon takimet me qytetarë në përpjekje për të siguruar pjesëmarrje sa më masive në protestën me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, e cila do të mbahet të shtunën në kryeqytet, me fillim nga ora 14:00. Të hënën Vetëvendosja ka publikuar edhe orarin e nisjes së organizuar të autobusëve që do të sjellin protestuesit nga qytetet e tjera. Përfaqësuesit e kësaj partie politike thonë se presin mbështetje edhe nga zyrtarë të subjekteve të tjera. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbrie Nagavci, ka thënë se ndonëse subjektet opozitare dhe ato në pushtet nuk po përkrahin protestën e së shtunës, zyrtarë nga ato subjekte kanë konfirmuar se do të jenë të pranishëm në këtë protestë. “I kemi disa konfirmime të deputetëve për protestë, kemi pasur edhe thirrje publike të deputetëve si Vjosa Osmani, që kanë paraqitur qëndrimin se protestat janë e vetmja zgjidhje në këtë moment. Po ashtu deputeti Korab Sejdiu ka thënë publikisht që janë në përkrahje të protestës. Kemi shpresë që do të kemi edhe anëtarë të subjekteve të ndryshme politike, që tashmë kanë konfirmuar që do të jenë të pranishëm, por gjithsesi edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë”, ka thënë ajo
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …