Lëvizja Vetëvendosje ka konstatuar se qeveria Haradinaj më shumë ka pasur skandale për 14 muajt e punës së deritashme, sesa punë. Nënkryetari i kësaj partie, Besnik Bislimi u shpreh se qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj po e degradon ekonominë e vendit. “Qeveria ka degraduar ekonominë e shtetit, ka shkelur legjislacionin vendor dhe Marrëveshjen për Stabilizim Asociim. Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime për sektorin e ekonomisë, rezultati i tyre është shkatërrimi i konkurrencës, shkelje e marrëveshjes se MSA-së, dëmtim i pronës publike”, tha ai. Përmes një konference, ai ka thënë se vendimi i qeverisë për zhvendosjen e banorëve të Shipitullës është skandaloz. Ka përmendur edhe vendimin për rritje të pagave, të cilin vendim e ka quajtur selektiv. Sipas tij, sa më shpejtë që ndalet kjo qeverisje, aq më e shkurtër do të jetë lista e skandaleve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …