Lëvizja Vetëvendosje

Vetëvendosje reagon ndaj deklaratave të krerëve të shtetit për shtyrje të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratave të krerëve të shtetit për shtyrje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke kritikuar edhe deklaratat e zëvendëskryeministrit, Enver Hoxhaj, rreth qasjes së Kosovës ndaj BE-së nëse nuk do të ketë këtë vit lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen. “Liberalizimi i vizave nuk vjen me këta njerëz, nëse e duan liberalizimin duhet të largohen nga pushteti. Në krye duhet të vihen njerëz të ndershëm që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin,” tha deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, në një konferencë për medie. “PDK-ja e drejton drejtësinë së cilës ja ka zënë frymën, arsimin të cilin e kanë shkatërruar e po ashtu edhe shëndetësinë, shkalla e papunësisë është mbi 40 përqind. Varfëria ekstreme për çdo vit shënon rritje, punëtorët vdesin në vendet e punës dhe askush nuk jep përgjegjësi. ” Sipas deputetes, Fitore Pacolli, tani nuk mbeten problematike vetëm me pesë shtetet që nuk e kanë njohur, por edhe me shtetet kryesore të BE-së që e kanë njohur Kosovën. Ata po fajësojnë qytetarët dhe BE-në për albanofobe dhe se Kosova duhet të rishikojë qasjen ndaj BE-së. Tani nuk mbetet vetëm me pesë shtetet që nuk e kanë njohur, por edhe me shtetet kryesore të BE-së që e kanë njohur Kosovën. Vendimi në Këshillin e Ministrave pritej të merrej në dhjetor të këtij viti, por siç duket edhe kjo nuk do të ndodhë,” tha Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …