leoni

Vetëvendosje

Vetëvendosje do të përkujtojë 10-vjetorin e protestës kundër implementimit të Planit të Ahtisaarit

Lëvizja Vetëvendosje do të përkujtojë  dhjetë vjetorin e protestës së organizuar kundër implementimit të Planit të Ahtisaarit, ku humbën jetën aktivistët: Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Vetëvendosja konstaton se 10 shkurti hyri në historinë e vonë të popullit tonë si dita kur u kundërshtua imponimi politik prej Planit të Ahtisaarit dhe ku u shpreh vullneti popullor për liri e pavarësi. 10 shkurti madhështohet edhe nga fakti që kombit tonë i dha dëshmorët për liri, Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Në nderim dhe kujtim të kësaj dite, Vetëvendosja ka paralajmëruar disa aktivitete, ndër to homazhe, ekspozita e tryeza debati.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …