Vetëvendosje: Toka e Kosovës përveçse e ujitur me djersën e bujqëve e punëtorëve është e larë edhe me gjakun e dëshmorëve

Vetëvendosje: Toka e Kosovës përveçse e ujitur me djersën e bujqëve është e larë edhe me gjakun e dëshmorëve

Në 19 vjetorin e çlirimit të Komunës së Prishtinës një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i kryesuar nga Kryetari Albin Kurti bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

“Toka e Kosovës përveçse e ujitur me djersën e bujqëve dhe punëtorëve është edhe e larë me gjakun e dëshmorëve. Ashtu sikurse dikur që çlirimi nisi prej nesh e nga brenda e më pas u ndihmua prej jashtë e nga të tjerët njësoj edhe sot zhvillimi duhet të fillojë prej nesh e nga brenda që të ndihmohet prej të tjerëve e nga jashtë. Lavdi gjithë dëshmorëve, heronjëve e martirëve të kombit shqiptar!”, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …