Aktivistët e Vetëvendosjes kanë
ushtruar rreth 80 kallëzime penale kundër ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në
selinë qendrore të këtij subjekti, me 28 Nëntor. Zëdhënësi i Vetëvendosjes,
Frashër Krasniqi, ka bërë të ditur se është ngritur kallëzim penal ndaj
drejtorit të Policisë, Shpend Maxhuni, drejtorit operacional, Rashit Shala si
dhe udhëheqësit të njësive speciale, Alben Jetullahu. Sipas zëdhënësit të Vetëvendosjes,
me 28 Nëntor kanë ndërhyrë mbi 1200 policë, ose afër dhjetëfish më shumë sesa në
aksionin e 25 korrikut kundër strukturave paralele në veri.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …