Vetëvendsoje i drejtohet Gjykatës Supreme për 392 pako me fletëvotime që kanë ardhur nga diaspora se fundi

Vetëvendsoje i drejtohet Gjykatës Supreme për 392 pako me fletëvotime që kanë ardhur nga diaspora se fundi

Lëvizja Vetëvendsoje i është drejtuar Gjykatës Supreme për të numëruar edhe 392 pako me fletëvotime që kanë ardhur nga diaspora gjatë ditëve të fundit. Fillimisht, PZAP doli kundër kësaj kërkese por ky subjekt politik nuk ka pritur më gjatë dhe çështja tashmë do t’i kalojë Supremes e cila pritet të marrë një vendim gjatë tri ditëve në vazhdim. Më tutje, partia e Kurtit ka fajësuar Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si faktorin kryesor që ka shkaktuar këtë stërzgjatje të certifikimit të rezultateve. Vetëvendsoje thotë se pret nga Gjykata Supreme të rikonfirmojë edhe njëherë këtë të drejtë dhe të urdhërojë numërimin e tyre pa humbur kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …