Vetingu po rikthen shpresën e qytetarëve se edhe në Shqipëri mund të ketë drejtësi dhe sa më shumë shtohen shembujt që ushqejnë shpresën, aq më shumë shtohen edhe fletërrufetë e dëshpëruara të opozitës kundër Vetingut”, – deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në një konferencë për shtyp, ajo u shpreh se “procesi i Vetingut po qëllohet përditë me gurët e revanshit të dëshpëruar të një opozite që, pasi ka humbur pushtetin absolut mbi gjyqësorin e korruptuar deri në palcë, ka humbur edhe rrugën e arsyes”. Vetingu po funksionon dhe pastrimi i shumëpritur prej dekadash i Pallatit të Drejtësisë po ndodh. Në reagim të qëndrimeve të opozitës, Gjonaj tha se “që opozita nuk e donte Vetingun, kjo dihet botërisht! Që opozita votoi me pahir edhe Reformën në Drejtësi, edhe Vetingun, edhe përfshirjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Kushtetutë, edhe kjo dihet botërisht. Që opozita sot, kërkon me dëshpërim rishikimin (dmth shkatërrimin) e këtij kuadri ligjor të konsideruar botërisht si një revolucion në sistemin e drejtësisë shqiptare, edhe kjo është përditë e më e qartë”. (ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …