Deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa deputetja Duda Balje nuk mori pjesë në votim. Veton Berisha kishte paralajmëruar mbështetjen e tij për Haxhiun para seancës, por tha se nuk ka marrëveshje për votimin e një qeverie të re. Ky dështim shton më tej pasigurinë rreth konstituimit të plotë të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.
