Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka dhënë detaje lidhur me takimin që ka zhvilluar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Berisha ka prezantuar një plan-program të partisë dhe ka shprehur gatishmërinë për të marrë përgjegjësi në qeverinë e ardhshme, përfshirë pozita ministrore. Partia Liberale Egjiptiane është një parti parlamentare me përvojë dhe e angazhuar për të përmbushur kërkesat e komunitetit egjiptian, që ajo përfaqëson. Berisha ka theksuar se ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e qeverisë, dhe për këtë qëllim kanë prezantuar një listë të pozicioneve ku janë të interesuar të marrin përgjegjësi. Jemi të gatshëm të drejtojmë ministri dhe të ndikojmë në politikat qeveritare. ka deklaruar Berisha.
