Veton Berisha

Veton Berisha: Për komunitetin egjiptian është i pa pranueshëm gjesti i Tomë Gashit

Në një reagim të deputetit Veton Berisha thuhet se si deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësues i një pjese të madhe të familjeve të varfëra në Kosovë nga komuniteti Egjiptian i dënoj ashpër veprimet e avokatit të mirënjohur, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi,  ndaj një lypsari në qendër të Prishtinës. Veprimet e z. Gashi janë veprime qyqare, raciste dhe tepër të liga.  Tani e pyes z.Gashi si profesionist i së drejtës me shumë përvojë a duhet të trajtohet kështu njeriu nga njeriu,  apo të tillët janë përgjegjësi e shtetit dhe jo individit!!?? Mos u anko tani në pushtetin z. Gashi tani pushteti jeni ju!!! Fillimi nuk po duket i mirë!!! ka shkruar Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …