Veton Berisha: Po e mbrojmë Republikën e Kosovës më shumë se partitë politike shqiptare

Veton Berisha: Po e mbrojmë Republikën e Kosovës më shumë se partitë politike shqiptare

Kandidati për deputet i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka thënë se po e mbrojnë shtetin e Republikës së Kosovës më shumë se partitë shqiptare Ai ka theksuar se po punojnë shumë që të i shpallin të pavlefshme votat e serbëve që janë dhënë për komunitetet tjera në Kosovë. Dyshimet janë se serbët kanë votuar partitë të minoriteteve tjera joserbe në Kosovë dhe PZAP ka vendosur që të shpallë të pavlefshme disa vendvotime. “Po punojmë kundër një makinerie të tërë. Ky është një ingjineriing”, tha ai. Berisha ka paralajmëruar se do të ushtrojnë ankesë edhe në Gjykatën Supreme për siç thotë ai “për të realizuar të drejtën e plotë për t’i larguar edhe votat e orkestruara në komunat Graçanicë, Mitrovicë Veriore, Lipjan, Dardanë dhe vendbanime të tjera pasi që është e njëjta gjendje ku edhe aty ka vota të orkestruara”, ka shkruar Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …