Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, para disa ditësh iu ka bashkuar Grupit Parlamentar NISMA-AKR

Veton Berisha: Reagim ndaj gjuhës së përdorur urrejtëse dhe ofenduese të prof. Ilir Morinës, zyrtar i lartë në MMPH

Më lejoni që përmes këtj reagimi publik të shpreh indinjatën e thellë ndaj gjuhës urrejtëse dhe ofenduese të përdorur nga Prof. Ilir Morina – Profesor në Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë si dhe kryeshef ekzekutiv në Agjensinë për Mbrojtjën e Mjedisit në kuadër të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapsinorë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Me këtë rast e dënoj ashpër ofendimin dhe gjuhën e ulët të përdorur nga z.Morina  i cili në reagimin tim ndaj qendrimeve të mija politike dhe  publike se unë pas një vlerësimi prej 3-6 muaj të punës së Qeverisë të sapo formuar në rast së Qeveria Haradinaj nuk ndërmerr asnjë veprim ndaj ndryshimit të gjendjes së komunitetit tim Egjiptian unë do të detyrohem të mos vazhdoj të mbështes këtë qeveri e cila nuk e mbështet komunitetin tim Egjiptian dhe mendoj se është e logjikshme sepse  unë në Kuvendin e Kosovës jam për të i mbrojtur interesat e komunitetit tim Egjiptian në radhë të parë.

Duke ju referuar këtij qëndrimi z. Morina e ofendon komunitetin tim Egjiptian si “Gabel” dhe “Mielli i Gabelicës” dhe po e përshkruaj sakt komentin e tij si në vijim,  citoj  “A edhe gabelt me zejabat ju erdh dita a, ah medet ku ram…” dhe thot se Egjiptianët janë “ Mixi i tyre (ju referohet Gabelve) si mielli i Gabelicës është bërë Parlamenti”  për më tepër referojni linkut të publikuar nga portali “Insajder” si në vijim:  http://www.insajderi.com/kryeshefi-agjencise-se-shtetit-fyen-rende-minoritetin-qe-kercenoi-vote-kryeministrin/

Në Kosovë çuditërisht është bërë normale që komuniteti im Egjiptian të ofendohet në këtë formë me qasje raciste ndoshta edhe nga qytetarë të thjesht por të përdoret kjo gjuhë nga një “Intelektual” zyrtar që mbanë dy poste publike si Profesor në Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Kryeshef  Ekzekutiv i Agjensisë së Ambientit të cilat janë po ashtu pozita që do të duhëshin të ishin në shërbim të qytetarëve të komunitetit Egjiptian dhe jo nga përsona në pozita të tilla të ofendohët rëndë komuniteti Egjiptian është e pa tolerusheme dhe e denojmë ashpër .

Kërkoj urgjentisht nga Ministrja znj. Albena Reshitaj dhe Menaxhmenti i Universitetit Publik Haxhi Zeka në Pejë që menjëherë  të ndërmerr të gjitha masat ligjore ndaj përdoruesi i  kësaj gjuhe z. Ilir Morina  e cila gjuhë vëertetë është e pa pranueshme dhe shumë denigruese për ne si komunitet dhe mua si përfaqësues i tyre.

Duke ju referuar marrveshjës me z. Haradaniaj më saktësisht në pikën “G” të marrveshjës kemi paraparë që Qeveria e Republikës së Kosovës duhët të ndërmerr të gjitha veprimet e mënjehershme në senzibilizimin dhe ndalimin e mënjeershëm ndaj veprimeve inferiore institucionale ndaj komunitetit Egjiptian.

Bazuar edhe në marrveshje në rast se Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr veprime konkrete në ndalimin e zyrtarëve publik ndaj ofendimit tonë ne do të dëtyrohemi të përdorim të drejtën tonë kushtetuese dhe ligjore për të i ndalë këto ofendime tepër të rënda.

Kjo gjuhë tëpër e ulët e përdorur nga Prof. Ilir Morina tregon se sa shoqëria e jonë ka informacion për komunitetet në Kosovë, sa vlersohët kontributi i tyre në Kosovë ku Egjiptianët përjetuan cdo gjë bashkë më Shqiptarët duke mos u kursyër për asgje për Kosovën e Pavarur që ne sot të gjithë po e gëzojmë.

E ftoj Prof Ilir Morina që miqësisht dhe jam i gatshëm të i ndaj kohë dhe të i mbaj një lëksion për identitetin dhe vlerat e komunitetit Egjiptian edhe pse jam i bindur se ai i din fare mirë këto vlera për i mohon më qëllim.

Edhe njëherë presim veprime konkrete të Qeverisë Haradinaj në shqetësimin toën në fjalë.

Me respekt

Veton Berisha

Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane-PLE

Deputet në Parlamentin e Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …