Disa javë më parë ne si subjekt politik, Partia Liberale Egjiptiane – PLE, me gjithë forcën tonë intelektuale dhe argumentet tona kushtetuese dhe ligjore tentuam që të argumentojmë para opinionit të gjerë dhe institucioneve të drejtësisë për orkestrimin e votave nga “Romani Iniciativa” e cila mbrëmë e dëshmoj me mos prezencën e deputetit nga radhët e këtij subjekti politik që është e ndikuar dhe është produkt i atyre që nuk e njohin Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur.
Edhe për kundër të gjitha reagimeve të mia , shumë përsonalitete politike heshtën, po ashtu edhe institucionet e drejtësisë si PZAP dhe Gjykata Supreme e legjitimuan votën e pa vlefshme duke e lejuar që pikërisht ajo votë të vendos për fatin e Kosovës duke e dëmtuar drejtëpërdrejtë demokracinë e vendit!
Aq më tepër këto ditë “Romani Iniciativa” u “shpërblye” me një post të zv Ministrit nga Qeveria e Kosovës! Mbesim me shpresën e vetme tek Gjykata Kushtetuese që do e korigjoj këtë padrejtësi të bërë ndaj nesh dhe Kosovës në përgjithësi.
Ne, ankesën tonë në Gjykatën Kushtetuese do e deponojmë gjatë javës së ardhshme duke e dëshmuar që ne si PLE nuk do të dorzohemi asnjëherë para padrejtësive që i bëhen komunitetit Egjiptian dhe Kosovës në tërësi!
Me respekt
Veton Berisha
Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane