leoni

Veton Berisha

Veton Berisha: Takimi me Albin Kurtin ishte konstruktiv, nuk kam vija të kuqe ndaj asnjë partie politike

Deputeti i zgjedhur nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka komentuar takimin e tij të fundit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e përshkruar atë si një takim konstruktiv. Sipas Berishës, gjatë këtij takimi janë sqaruar disa paqartësi nga e kaluara dhe është shprehur vullneti nga ana e Kurtit për të përfshirë komunitetin egjiptian në qeverisjen e ardhshme. Prej takimit të fundit, ne kemi pasur një takim shumë të mirë. Jemi respektuar nga zoti Kurti, i kemi sqaruar disa paqartësi që kanë qenë prej të kaluarës. Dhe ka pasur një vullnet për të na përfshirë në qeverisjen e tij, tha Berisha. Ai theksoi gjithashtu se ishte planifikuar një takim tjetër për të vazhduar diskutimet, por ai takim ende nuk ka ndodhur. Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane theksoi se një nga obligimet e tij kryesore si deputet është ndërtimi i institucioneve të Kosovës sa më shpejt dhe avancimi i pozitës së komunitetit egjiptian. Ai gjithashtu theksoi se nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë partie politike në vend dhe se ai është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …