Një shofer i autobusit dhe dy nxënës janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të autobusit i cili po qarkullonte në drejtim të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit. Të shtënat kanë ndodhur dje në orët e mbrëmjes. Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Veton Elshani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se policia, tash për tash, nuk ka arsye për të besuar se ngjarja në Deçan është akt terrorist. Sipas tij, policia ka arsye për të besuar se “sulmin e ka kryer një person i vetëm”. Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Pejës, Naim Sahiti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se një person i plagosur në incident ndodhet në këtë spital dhe se gjendja e tij është stabile.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …