Veton Surroi, i përzgjedhuri i Albin Kurtit do të jetë kandidat i Kosovës për Sekretar të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për periudhën 2022-2024, raporton, “Kosovo Online” nga burimet e veta diplomatike. Nga ky medium thonë se nga një shënim të cilin kanë pasur qasje ta shohin, kanë parë se Qeveria e Kosovës një propozim të tillë ia ka dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës. Në atë dokument, thuhet se Surroi është i njohur në rajon për përkushtimin e tij për paqen dhe pajtimin, si dhe për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të popujve të Evropës Juglindore.
Veton Surroi është gazetari i parë në Kosovë, i cili disa muaj pas mbarimit të luftës, UÇK-në e kishte quajtur fashiste, terroriste dhe revanshiste. Asokohe për shkak të botimit në Kosovapress të një reagimi të shkruar nga Radio-Kosova e Lirë, me urdhër të UNMIK-ut, Qeveria e Përkohshme e Kosovës, kishte suspenduar drejtorin e Kosovapressit, Isa Krasniqi. Radio-Kosova e Lirë nuk iu kishte nënshtruar diktatit, por iu kishte ndërprerë financimi. Nga 200 mijë marka sa kishte ndarë Qeveria për Radion dhe Agjencinë, Kosova e Lirë mori vetëm 25 mijë, të tjerat iu dhanë Kosovapressit. Ministër i Informimit në Qeverinë e Përkohshme asokohe ishte Bajram Kosumi, zëvendës, Sherif Konjufca, që të dy “luftën e UÇK-së e kishin kryer në hotelet e Tiranës”.