Në mars të vitit 2024, Maqedonia e Veriut, si kryesuese e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, kishte shpallur garën për pozicionin e sekretarit të ri të përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, për periudhën 2025-2027. Ky pozicion, që ka një mandat prej tre vitesh me mundësi për rinovim, është i rëndësishëm për zhvillimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit. Me përfundimin e mandatit të Majlinda Bregut në dhjetor 2024, ka filluar procesi për zgjedhjen e pasardhësit të saj. Pesë vende paraqitën kandidatët e tyre për këtë pozicion të rëndësishëm: Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina. Kosova, e përfaqësuar nga Veton Surroi është angazhuar në këtë garë diplomatike Megjithatë, realiteti i votimeve ka treguar sfidat me të cilat ballafaqohej Kosova në këtë proces. Në raundet e votimit indikativ, kandidati nga Bosnje-Hercegovina, Amer Kapetanoviq, ka udhëhequr me mbështetje nga shumica e 13 vendeve anëtare të Evropës Juglindore, i ndjekur nga kandidatët e Malit të Zi dhe Sllovenisë. Veton Surroi, kandidati i Kosovës, ka marrë vetëm votën e Kosovës, duke shfaqur qartë izolimin diplomatik që Kosova vazhdon të përjetojë në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …