Këshilltari i ekipit negociator të Kosovës në bisedime me Serbisë, Veton Surroi, ka kërkuar që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të bëhet serioz. Ai thotë se bisedimet kanë ardhur në një pikë që duhet të bëhen serioze, që do të thotë se duhet të jenë bisedime për gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si shtete dhe si të mund të normalizohen ato. Veton Surroi ndryshe nga Albin Kurti, sugjeron që Kosova duhet të marrë pjesë aktive në çdo nismë rajonale, apo evropiane për të shprehur qëndrimet e saj. Kosova duhet të marrë pjesë dhe të jetë anëtare e plotë, ose vëzhguese, të shprehë qëndrimet e veta për çdo nismë të arsyeshme që është në Ballkanin Perëndimor dhe çdo nismë tjetër në Europë”. “Qëllimi ynë është të marrim pjesë në çdo proces shumëpalësh në Europë, jashtë Europës dhe në botë. Ne duhet të shprehim në mënyrë aktive opinionet tona”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …