Veton Surroi, nuk reagon në lidhje me hetimet e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për dyshimet e përfshirjes së “Stella Consulting”, kompani kjo ku vetë është një nga aksionarët, në një aferë të dhënies së ryshfetit për ish-kryetarin e Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, në këmbim të lejeve ndërtimore për shtëpiza dhe objektin hotelier në Brezovicë. Ai është një prej aksionarëve të kompanisë “Stella Consulting” me 30 % të aksioneve derisa pjesën tjetër të aksioneve e ka Gentjan Sula me 70%. Prokuroria pretendon se ish-kryetari Nikoliq ka pranuar 210 mijë euro ryshfet për dhënien e 21 lejeve ndërtimore të vikend shtëpizave për investitorin “Stella Consulting”, si dhe 200 mijë euro të tjera për lejen ndërtimore të objektit hotelier, në Brezovicë. Veton Rexhai Surroi, për vite të tëra ka qenë i përfshirë aktivisht në politikën e vendit dhe ishte njëri nga zërat më kritikues ndaj qeverive, që vinin nga i ashtuquajturi krah i luftës, të cilat i akuzonte për kapje të shtetit, ndërsa votuesit e PDK-së i quante hajna sepse, sipas tij ata i votonin kriminelët dhe të korruptuarit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …