leoni

Veton Surroi

Veton Surroit të Albin Kurtit mund t ia prishë planet Edi Rama, jo për tjetër por për fitimet e veta

Ish dhe tani gazetari më projugosllav, që flet dhe shkruan edhe shqip, Veton Surroi,  me ndihmën dhe caktimin e Albin Kurtit po  pretendon  të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, me seli në Sarajevë. Për fushatën e tij, ai ka shkuar në vende të ndryshme të rajonit si në Kroaci e në Turqi. Por, pengesë në rrugën e Surroit, duket se është bërë Shqipëria, veçmas  kryeministri Edi Rama. Ai ka plane, që për këtë post me rëndësi për rajonin dhe për shqiptarët ta emërojë Majlinda Bregun. Surroi shpresonte në përkrahjen që do të mund t’ia siguronte Ali Ahmeti, por ky mund të jetë më shumë në krahun e Edi Ramës. Qeveria Kurti përzgjodhi, përkrahësin e vet më të madh medial, Veton Surroin kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, me seli në Sarajevë.  Albin Kurti, miku i moçëm dhe i përhershëm i Veton Surroit ka vlerësuar se ai i plotëson kushtet më së miri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …