Një aksident i rëndë ka ndodhur në Magjistralën Kaçanik-Hani i Elezit. Një veturë e policisë me dy pjesëtarë ka rënë në lumin Iber-Lepenc, rreth orës 21:00. Të gjitha njësitë relevantë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të gjetur dy pjesëtarët e policisë. Rastin e ka konfirmuar për , zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajit, Agim Gashi. “Një veturë e policisë me dy pjesëtarë ka rënë në lumin Iber Lepenc. Jemi duke i kërkuar trupat e tyre. Nuk dihet ende asgjë. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë dy anët e brigjeve të lumit. Nuk dihen shkaqet, por vetura ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë” ka thënë Gashi. Rasti ka ndodhur konkretisht tek “Kulla me qeshme”.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …