Vetura e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, është djegur krejtësisht sot në orët e para të mëngjesit. Vetura ka qenë e parkuar para banesës së Beqirit në Prishtinë. Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin dhe për të kryer hetime. Lajmin e ka konfirmuar edhe Ismet Beqiri. “Po sot rreth orës 04:30 të mëngjesit më është djegur vetura e cila është përdorur për nevojat e Grupit Parlamentar të LDK-së. Jam njoftuar nga fqinjët se është duke mu djegur vetura dhe kur kam dalë jashtë e kam parë duke u djegur”, ka thënë Beqiri, transmeton televizioni publik. Beqiri këtë akt e ka cilësuar si kriminal dhe ka kërkuar nga organet e hetuesisë që ta zbardhin sa më parë rastin. Ai ka theksuar se sipas organeve të hetuesisë po dyshohet se vetura i është djegur me koktej molotovi. Veturat deri tash i janë djegur, Familjes së ministrit Memli Krasniqi, zëvendësministrit, Bajram Gecaj dhe është tentuar ti digjet, shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …