Atë që nuk e bëri për gati 26 vjet klasa politike shqiptare në IRJM (deputetë, ministra, zv. ministra, drejtorë, zv. drejtorë, këshilltarë, kryetar komunash, kryetar partish) e bëri gazetari dhe publicisti i shquar shqiptar, Marin Mema
Të gjitha faktet historike flasin se Shkupi dikur ka qenë një nga qendra kryesore ilire dhe më vonë shqiptare duke u bërë edhe kryeqytet i Vilajetit të Kosovës deri në vitin 1912. Jo vetëm faktet historike shqiptare, por edhe faktet historike të kohës në arkivat e Romës, Berlinit, Londrës, Parisit, Stambollit, Beogradit, Sofjes, Athinës përbëjnë së bashku me arkivat tjera të botës një mal dëshmish dhe dokumentesh të cilat vërtetojnë pronën shqiptare mbi këtë tokë. Por, me pushtimin e trojeve shqiptare nga ana e forcave sllave serbe, malazeze apo bullgare edhe Shkupi si pjesa dërmuese qyteteve të Shqipërisë Verilindore do të vihet përballë një terrori shtetëror të përmasave mesjetare .
Që nga viti 1912 e deri në ditë e sotme nuk kanë pushuar asnjëherë, projektet shtetërore mbi diskriminimin shqiptarëve, asimilimin apo edhe dëbimin e tyre nga vatrat stërgjyshore. Mbi 100 vjet në Shkup dhe në qytetet e Maqedonisë Perëndimore luhet një nga tragjeditë më të rënda të njerëzimit. Fatkeqësisht edhe pas 26 viteve të pluralizmit politik në IRJM shqiptarët asnjëherë nuk arritën që kërkesat e tyre të ligjshme t`i vënë në rend dite, duke kërkuar që edhe ata të jetojnë si të gjithë popujt e botës, të lirë në vendin e tyre. Gjithmonë u trajtuan si qytetarë të dorës ë dytë apo dorës së tretë duke iu nënshtruar rregullave të pushteti diktatorial. D
erisa në kohën e komunizmit jugosllav fajin dhe përgjegjësinë e kishte diktatura e shtetit jugosllav, në kohën e pluralizmit u dëshmua se bashkëfajtore është dhe klasa politike shqiptare, partitë politike shqiptare, të cilat u futën në sistemin politik sllavo-maqedon pa kushte dhe i shërbyen deri në vdekje verbërisht. Ata së bashku me sllavo-maqedonët bashkëvepruan dhe bashkëpunuan në zbatimin projekteve më errëta antishqiptare gjatë këtyre dy dekadave.
Derisa, të gjithë e dimë se cila është historia e vërtetë e Shkupit atëherë janë jo vetëm të qarta por edhe të tejdukshme përpjekjet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Kishës ortodokse sllave të Shkupit dhe të Beogradit si dhe të klasës politike të Shkupit.
Dhe gjithë histori në variantin më të shkurtër të mundshëm na e solli para syve gazetari i shquar shqiptar Marin Mema , në emisionin në “Top Channel” me titull “Gjurmë shqiptare”. Brenda 30 min. dhe 48 sek. Marin Mema do ta dëshmojë përballë historiografisë sllavo-maqedone hajninë e shekullit. Vjedhjen e figurave ilire të të gjitha periudhave, vjedhjen, dëmtimin dhe shlyerjen e një mori faktesh shkencore që dëshmojnë të kundërtën nga ajo që pretendon politika dhe Shkupi 2014. Nëpërmjet dëshmive të autorëve antikë ua përkujton sllavo-maqedonasve se asgjë nuk kanë të përbashkët me të kaluarën historike të këtij vendi. Po ashtu prek një nga temat më të nxehta në IRJM- asimilimin e shqiptarëve ortodoksë dhe katolikë, si dhe zhbërjen e pronës së familjes së Gonxhe Bojaxhiut në Shkup.
Ai, vë në spikamë edhe luftën që është vënë dhe vihet edhe sot e kësaj dite mbi shqiptarët myslimanë të këtyre trevave. Të gjitha këto fakte të sintetizuara mjaft bukur nga mjeshtrit e medies shqiptare “Top Channel” japin një përgjigje të qartë për Shkupin dhe fatin popullit shqiptar në IRJM.
Për fat të keq, vota shqiptare e përfaqësuar nga një elitë rrugaçësh ndër vite nuk arriti asnjëherë të thotë të vërtetën për shqiptare sepse për interesa personale gjithmonë mbeti patericë e pushtetit aktual.
Prandaj, me plot gojën e them: Atë që nuk e bëri për gati 26 vjet klasa politike shqiptare në IRJM (deputetë, ministra, zv. ministra, drejtorë, zv. drejtorë, këshilltarë, kryetar komunash, kryetar partish) e bëri gazetari dhe publicisti i shquar shqiptar Marin Mema. Të lumtë Marin!.