Vezirët kokëprerë të Perandorisë Osmane: Daut Pasha dhe Ahmed Pashë Dukagjini IV

Pas Gjedik Ahmet Pashait, i cili i kishte dhënë Perandorisë Osmane kontrubutin më të madh të mundshëm  në zgjerimin e territoreve, dhe iu kishte prerë koka vetëm pse kishte refuzuar të merrte pjesë në shkatërrimin e Shkodrës në vitin 1478, njëjtë kanë pësuar edhe dy kryeministra të tjerë me origjinë shqiptare, nga mesi i shumë vezirëve shqiptarë të kohës së Perandorisë Osmane. Të dy këta vezirë kanë qenë bashkëkohës së Gjedik Ahmet Pashait.

Daut Pasha  (…. 1498)

Enciklopedisti i madh shqiptar, Sami Frashërit, në vepën e tij  “Kamus al Alam” në mesin e kryeministrave me origjinë  shqiptare ka radhitur edhe Daut Pashën, të cilit iu ka prerë koka në vitin 1498.  Nuk dihet data e lindjes, as vendi i lindjes, meqë në kohën e rinisë së tij të hershme ishte rrëmbyer nga forcat perandorake me ligjin e Devshirmesë, i cili lejonte marrjen e fëmijëve të krishterëve dhe i rekrutonte në radhët e jeniçerëve, ( jeni asker, ushtarë të rinj). Mendohet se kishte origjinë nga viset shqiptare të Maqedonisë.

Në saje të aftësive dhe talentit të tij të lindur, në kohën e sulltanit Mehmedit të  II u bë bejlerbe i Rumelisë dhe i Anadollit. Në vitin 1483, në kohën e Sulltan Bajazitit, duke qenë bejlerbe i Anadollit, Sulltani e kishte emëruar në postin  kryeministrit dhe arriti të drejtojë me sukses punët e rëndësishme të shtetit osman. Daut Pasha, për veç angazhimeve në punët e Shtetit  njihet edhe për veprën monumentale të ndërtimit të Hamamit të Madh në Shkup. Përmasat e mëdha të Hamamit kanë  ngjallur  kureshtjen e të gjithë vizitorëve prej kohës së ndërtimit e deri në kohën tonë.. Thuhet se, Hamamin, (banjon publike) Daut Pashai  ia kishte kushtuar bijes së tij të vetme, të cilën sipas legjendes e kishte helmuar një gjarpër, brenda Hamamit.  Për këtë shkak ai kishte urdhëruar për një kohë mbylljen e tij. Në vitin 1496, në rrethana jo sa duhet të njohura u largua nga detyra e kryeministrit. Vdiq nga helmimi në vitin 1498.

Ahmet Pashë Dukagjini  (… 1515)

Ahmet Pashë Dukagjini, sipas Enciklopedisë turke ka qenë pjesëtar i familjes së njohur shqiptare të Principatës së  Dukagjinëve, e cila në shkujt 14-15 përfshinte vise të Shqipërisë veriore dhe viset e Kosovës veriperëndimore. Sipas burimeve turke,  për dallim nga vezirët e tjerë, shumica e të cilëve ishin rrëmbyer si fëmijë sipas ligjit të Devshirmesë, Ahmet Pashë Dukagjini,  me vetë dëshirë ishte inkuadruar në jetën perandorake. Në disa shënime thuhet se edhe Ahmet Pashë Dukagjini ishte rrëmbyer me ligjin për rekrutimin e dhunshëm të fëmijëve të krishterë  Gjatë qeverisjes së Sulltan Selimit, ai ka qenë ushtarak i lartë me titullin gjeneral. Më pas ka qenë i emëruar në postin e Bejlerbeut të Rumelisë, një qeveritar perandorak i tërë  Ballkanit.                Në vitin 1514 u emërua në postin e Vezirit të Madh. Ahmet Pashë Dukagjini, gjatë kohës së qeverisjes së tij si qeveritar i Egjiptit, synoi pavarësinë e këtij vendi nga pushteti i Sulltanit, pavarësi të cilën tre shekuj më vonë do ta arrinte Mehmet Ali Pasha i Kavallës. Ai organizoi një kryengritje në shkallë të gjerë kundër kundër Sulltan Selimit, por u mund nga forcat perandorake, dhe koka e tij e prerë, në vitin 1515 iu dërgua sulltanit në Stamboll. Edhe i biri  i tij, Mehmed Pashë Dukagjini, ishte guvernatori i Ejaletit të Egjiptit në vitet  1544-1546. Po ashtu sikur babait, edhe atij iu pre koka me urdhër të Sulltanit, në vitin 1546.

 ( Dukakinoğlu Ahmet Paşa I. Selim saltanatında 1514 Aralık ile 1515 Mart tarihleri arasında toplam iki buçuk ay sadrazamlık yapmış Osmanlı devlet adamıdır. Arnavut kökenli bir hristiyandı. Arnavutluk’u yönetmiş bir aileden gelmekteydi. Kendi iradesi ile müslüman olup Osmanlı hizmetine girmiş ve hızla yükselerek Yavuz’un, Çaldıran Savaşı dönüşünde veziriazamlığa getirilmişti. Ayrıca I. Selim’in kızkardeşinin damadıydı. I. Selim, Amasya’da kışladığı sırada, ilkbaharda tekrar İran üzerine gidileceği haberi ile yeniçeri ayaklandı. Yeniçeriler, Dukakinoğlu Ahmed Paşa ile vezir Piri Paşa’nın evleri bastılar, Divan’a gelerek bağırıp çağırdılar. Yavuz Selim olay hakkında yaptırdığı gizli soruşturma sonucu olayın Dukakinoğlu Ahmed Paşa’nın tertibi olduğunu öğrendi. Bunun üzerine Dukakinoğlu Ahmed Paşa, 1515 yılının Mart ayında I. Selim’in eliyle önce hançerlendi, sonra da yığıldığı yerde akhadımağaları tarafından kafası kesildi.)

Burimet:

Sami Frashëri, “Kamus al alam)

Dukakinoğlu Ahmet Paşa

sultanselim1.weebly.com/dukakino287lu-ahmed-pa351a.html

www.turkcebilgi.com/dukakinoğlu-ahmet-paşa

osmanliyiz.blogcu.com/dukaginoglu-ahmet-pasa/745210

Portale në gjuhën turke dhe sllavomaqedone.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …