Veziri kokëprerë, Jemishxhi Hasan Pasha (1535-1603) XI

Jemishxhi Hasan Pasha ka lindur në një fshat të Rugovës, në vitin 1535. Fëmijërinë dhe rininë e hershme i kishte kaluar në vendlindje. Mësimet e mesme i mori në një mejtep të Prizrenit. Nuk ishte nga mesi i fëmijëve shqiptarë, që ishin rëmbyer me ligjin e Devshirmesë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, vazhdon Akedeminë ushtarake në Stamboll. Ka shërbyer në Perandorinë Osmane në poste të ndryshme ushtarake dhe administrative. Ka qenë shumë i afërt me oborrin perandorak dhe familjen e Sulltan Muradit të Tretë. Ishte martuar me bijen e sulltanit, sulltaneshen Aishe, e cila më parë kishte qenë e martuar me Damad Ibrahim Pashanë. Në postin e Vezirit të Madh ka qenë i emëruar prej vitit 1602 deri në vitin 1603, kur edhe ekzekutohet me urdhët të Sulltan Muratit të Tretë. Nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e  ekzekutimit, por edhe ky Serasqer i aftë, pëson njësoj sikur kishin pësuar shumica dërrmuese e vezirëve me origjinë shqiptare.  Duke shkruar për Jemishxhi Hasan Pashanë, hisroriani Hasan Kaleshi ka shkruar:

Të gjitha burimet turke pajtohen se ai është me prejardhje shqiptare. Mirëpo, prej nga është askund nuk është shënuar. E edhe në Islam Ansiklopedisi (fasc. V. s. v. Hasan Yemişci), ku është botuar deri tash artikulli më i madh dhe më studioz për të, është thënë se vendi i lindjes së tij nuk është i njohur. Mirëpo, në Kronikën e Tahir efendisë nga Prizreni (bejti 150) qëndron: Jemishxhi Hasan-pasha badas min diyarina (Jemishxhi Hasan-pasha rrjedh nga rrethi ynë). Nëse kjo është e saktë, kurse nuk kemi arsye të mos besojmë, sepse të dhënat e tij janë krejtësisht të sakta, kjo do të thotë që vendin e tij të prejardhjes do të duhej kërkuar rreth Prizrenit apo në Shqipërinë veriore. Përndryshe, këtë deri diku e konfirmojnë raportet e tij me Koxha Sinan-pashën, i cili e ka favorizuar mjaft. Për këtë gjejmë konfirmim te Peçeviu (II, 145) I cili ia zë për të madhe Koxha Sinan – pashës që ka treguar simpati të madhe ndaj Jemishxhi Hasan-pashës vetëm për atë pse ka qenë çeshnegir bashi (kujdestar i shijuesve të gjellërave), dhe këtë më 1590. Në vitin 1599, është emëruar për kapuxhi bash. Gjatë kohës së luftërave hungareze më 1002 (fillon më 27. 09. 1593), të cilat i ka udhëhequr Koxha Sinan-pasha, është ndërruar Mehmed-aga. Në këtë pozitë e emëroi Koxha Sinan-pasha.

Në vitin 1004 (fillon më 14. 08. 1597) me sukses i ka zhvilluar luftërat në Detin e Kuq. Më vonë e shohim se si mjaft shpejt përparon. Në vitin 1009 (fillon më 02. 07. 1601) vdiq veziri i madh Ibrahim-pasha. Hasan-pasha bëhet vezir i madh dhe menjëherë i vazhdon luftërat kundër Hungarisë. Atëherë një kohë ka qëndruar edhe në Beograd. Prej këtu është nisur për në Beograd, por nuk arriti ta pushtojë. Në vitin 1001 (fillon më 21. 06. 1602) sërish sulmon Beogradin, të cilin më në fund e pushton. Në fund të të njëjtit vit e lë një pjesë të mirë të ushtrisë në Beograd dhe niset për Istambull që atje t’i rregullojë rrethanat, sepse u patën krijuar shqetësime, komplote dhe intriga kundër tij. Por, në vitin 1603 është ekzekutuar. Të gjithë kronistët turqë theksojnë se ka qenë mjaft kryefortë dhe hakmarrës, por theksojnë edhe meritat dhe aftësitë e tij.

 Literatura:

 Dr. Hasan Kaleshi: Sofi Sinan Pasha Dhe xhamia e tij në Prizren

Islam Ansiklopedisi, s. v. Hasan paşa Yemişci.

Josepf Von Hammer. Istorija Turskog Osmanskog Carstva, Zagreb 1979.

https://en.wikipedia.org/…/Hasan_Pasha

www.are.my/?…Yemişçi%20Hasan%20Pasha

www.zeriislam.com/artikulli.php?id=70

Damat Yemişçi Hasan Pasha (Albanian: Jemishxhi; 1535, Rogova – 1603, Istanbul) was an Ottoman statesman. Hasan, an AlbanianSpace, who spent his childhood in Rogovo, then went to Prizren, where he finished his primary education. He pursued the remainder of his education at the military academy in Istanbul. After a military career, Hasan became grand vizier of the Ottoman Empire from 1602 to 1603. He executed by sultan Mehmed III in 1603.[2] He married Ayşe Sultan (1570–1605), a daughter of Murad III, on 5 April 1602. She had previously been married to Damat Ibrahim Pasha. Sultanzade Mehmed Pasha was his grandson.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …