Victoria Nuland, Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Evropën dhe Azinë, do të qëndroj për vizitë në Kosovë. Pas takimit me kryetarin e vendit, Hashim Thaçi, Nuland do të ketë takime edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli për të vazhduar me kryeministrin Isa Mustafa. Arsyeja e kësaj vizite në vendin tone është biseda lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, që është dhe një prej kritereve të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave. Nuland krahas demarkacionit, do të kërkojë nga drejtuesit e institucioneve të vendit edhe luftimin e korrupsionit si dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …