( Intervistë e Albert Zholit me këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Vida Kunora)
Një këngëtare e qetë në bisedë por shpërthyese në skenë. Hapat e para i hodhi në një koncert në TVSH, pastaj në Festivalin e Gjirokastrës dhe tashmë e sheh kudo ku ka emigrantë shqiptarë. Në yotube ka rreth 100 klipe e ndërsa në treg 6 albume. Thuajse ka kënduar në të 5 kontinentet dhe ndihet e plotësuar nga respekti i fansave. Kur vesh fustanin me flamurin kuq e zi në emigracion duartrokitjet nuk rreshtin deri në fund të këngës.
-Kur ke kënduar për herë të parë dhe kush të ka zbuluar si këngëtare?
– Si çdo këngëtare dhe unë jam pikasur në bankat e shkollës fillore .. Ishte mësuesi im qe me vuri ne dukje zërin tim dhe veshin muzikor..
-Cila ka qenë kënga e parë që ke kënduar dhe ku?
Kënga ime e parë e debutuar në skene ishte një koncert në TVSH në vitin 1994 ku dola aq bukur dhe të nesërmen mora shumë komplimente e më pas erdhi festivali folklorik i Gjirokastrës ku u futa në radhën e këngëtareve të mira!!
-Kush të ka mbështetur në këtë rrugë?
Ne rrugën time më ka mbështetur familja veçanërisht mamaja ime e cila më priste e përcillte duke dalë përballë babit e vëllezërve të cilët nuk e përkrahnin dhe aq pasionin tim pasi jetonim në fshat dhe opinioni bënte të vetën ..-
-Kur e keni realizuar klipin dhe albumin parë?
Klipi im i parë realizuar nga BBF me protagonist humoristin Zef Deda .
-Me cilët këngëtare bashkëpunon më shumë?
.Bashkëpunoj me sh kolegè e kolege me se shumti me Zef Beken Arben Gjeloshin Pëllumb Vrincen, Indrit Mliken, e shume te tjerë…
-Sa klipe keni realizuar?
Në yotube kam rreth 100 klipe e ndoshta me shumë kam 6 albume në treg!!
-Cili është këngëtari juaj i preferuar?
_ Këngëtare të preferuar kam mjaft por më mirë s’ po i përmend se më zemërohen tjerët ( ha ha)
-Veshja juaj e preferuar në skenë?
Në skenë preferoj të jem serioze dua të kem prezencë e të tërheq vëmendjen sa të filloj të këndoj !! Kur vesh fustanin me flamurin kuq e zi në emigracion duartrokitjet nuk rreshtin deri në fund të këngës.
-Cili ka qenë koncerti që mbani më shumë mend që ka pasur shumë sukses dhe spektatorë?
Koncertet i kam fatmirësisht të shumta më shumë jashtë shtetit po në kujtesë si më i suksesshmi mbetet në Australi në Adelaide vitin e kaluar !!
-Kur jeni ndjerë më keq në skenë?
Ka dhe raste kur nuk jam ndjerë mirë-mirë në skenë kur zëri më ka ikur nga ndonjë ftohje po dhe njëherë në Greqi kur kisha marrë fustanin dhe një sandale e tjetrën e kisha harruar.
-Ç’ është dashuria për ju?
Dashuria për mua është një dimension i gjere është gjithçka pasi pa dashuri nuk ka frymë nuk ka jetë. Dashuria është bukuria e shpirtit është zëri i zemrës, lum kush e njeh dhe e përjeton pozitivisht me gjithë qenien e vet.
-Me kë keni më shumë shoqëri me femra apo me meshkuj?
Shoqërinë e kam më shumë me meshkuj se ne emrat jemi xheloze për njëra tjetrën ( ha ha)
-Cfarë pëlqen më shumë tek një femër?
Tek një femër pëlqej karakterin, sinqeritetin dhe i adhuroj femrat që kujdesen për vetveten që kanë humor e shpirt pozitiv, dhe mbaj disatncë nga femrat që betohen shpesh e qajnë shpejt !!
-Cili është mendimi juaj për femrat shqiptare?
Femrat shqiptare janë të forta dhe të zgjuara ( si unë…)
-Çfarë raporti keni me cigaren dhe pijet alkolike?
Nuk pi cigare as alkool, thjesht një gotë verë me miq zemre!!
-Ku preferoni ti bëni pushimet?
Pushimet në Shqipëri se ndihem e plotësuar. Dhermiun e kam për zemër!!
-Kënga e fundit dhe koncerti i fundit?
Kënga e fundit titullohet “ NDIZE” e re e sapo dale nga furra është pritur mjaft mirë dhe jam shumë e kënaqur pasi më pëlqen pa masë !!! Koncertin e fundit e kam këtë të shtunë në Milano e pastaj aksion me dasmat !!! Flm pafund për të gjithë fansat dashamirësit e çiftet që këtë verë më kanë zgjedhe mua të jem pjesë e gëzimeve të tyre të zemrës !