Kryetarja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Maitha Al Shamsi, ministre e Emirateve të Bashkuara Arabe, sot vunë gur-themelin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kryetarja Jahjaga, me këtë rast, tha se ky spital do t’u garantojë fëmijëve një të ardhme të shëndoshë. Ajo shtoi se ky spital do të jetë më moderni në rajon, me aparaturë dhe staf profesional. Siç nënvizohet në kumtesën presidenciale, spitali i ri është një donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, në vlerë prej 22 milionë euro. Marrëveshja për ndërtimin e tij është nënshkruar në prill të vitit të kaluar, gjatë një vizite të kryetares Jahjaga në Abu Dhabi. Realizimi i këtij projekti pritet të përfundojë në vitin 2018.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …